lundi 22 juin 2009

Post music day

Posted by Live!

Meqe me akuzove që kisha nga një blog për të gjitha, ja ku po ta vërtetoj akuzën.
Kjo eshte dita mbas festes te muzikes, dhe une jam kenaqur aq shume saqe tani kam nje ndjenje nostalgjie per te perzjere me trishtim dhe adrenaline nga ajo e mbremshmja. Ketu s'mund te manipuloj datat (mince alors) kshu qe sdo kesh cte thuash... :)
voilà, kete blog do e marresh me vonese, me siguri nga shtatori kur te kete un bon paquet d'articles qe te te hane kohe ti lexosh. voilà my beloved paris keeper, kjo ishte gjethja e pare!

What's the story?

jeudi 30 avril 2009
Posted by Live!


Definitivisht unë e dua Parisin, me apo pa Madame Roth, me apo pa skorjet e blogut të kaluar! E dua këtë qytet! Bluja ime sot është për ty!

vendredi 24 avril 2009

Madame Roth - Akti 1, Pjesa 1

Posted by Live!




Paris, 15.04

Sot po ecja vetëm në mes të rrugës, për një arsye që s'e njoh. Asnjë rrugë nuk më shijon më shumë se Rue de Rivoli, duket pak si Margaret Thatcher e rrugëve të Parisit. Kisha vënë shallin e purpurt që më ka dhuruar Alison Park për 25 vjetorin tim. Tek etiketa ende lexohet qartë mbishkrimi : Happy Birthday Amy. E mbaj mend atë ditë, Quincy zbardhte nga dëbora aq sa disa fëmijë hidheshin nga ballkoni i katit të parë dhe binin butë. Ime më kishte zbritur nga Kebeku enkas për mua. Ato kohë sapo isha kthyer nga Nisa ku kisha mbaruar studimet për gjuhë frënge dhe kisha filluar punë. Të merresha me fëmijët kurrë s'ka qënë pasioni im, por me pak fat dhe mbështjetje kisha arritur të gjeja punë në një shkollë simpatike me kolegë simpatikë dhe nxënës interesantë. Duhet të ketë qënë rreth dy të blloqe larg shtëpisë kur Alisoni kaloi me makinë përpara meje dhe bashkë me Lizën më shoqëruan deri në shtëpi. Aty gjeta gjithë familjen time të mbledhur dhe një pirg piramidal me dhurata. Ishte bukur, por mendoj se e vetmja gjë që ka mbijetuar është shalli i Alisonit. Shalli që sot më shërbeu për ta parë Parisin me një nuancë tjetër. Ndonjëherë më vjen zor të them qe jam 30 vjeç.

lundi 20 avril 2009

E hënë(s)

Posted by Live!

Mbas ditës së diel(lit) vjen dita e hënë(s). Dhe kurrë më parë nuk kishtin pasur kaq kuptim keto dy ditë. Mendoj se nëse një ditë kalon pa lënë shenjë është bel et bien një ditë e humbur. Kështu që, meqë tej dritares është ngrohtë po kthehem në kopshtet e mia, të dua barin tim.

dimanche 19 avril 2009

Colorize

Posted by Live!

Kjo nuk është një apologji për një blog të vjetër, as një Hallelujah për një të ri.
Është një copë litari që i lidhet copës së vjetër duke ruajtur teksturën dhe erën e mëparshme. Është një nga katrorët e çrregullt tek puthja e Klimtit, është një diell që nuk zbehet, sepse Diejt supozohet të mos zbehen.