Paris, 15.04
Sot po ecja vetëm në mes të rrugës, për një arsye që s'e njoh. Asnjë rrugë nuk më shijon më shumë se Rue de Rivoli, duket pak si Margaret Thatcher e rrugëve të Parisit. Kisha vënë shallin e purpurt që më ka dhuruar Alison Park për 25 vjetorin tim. Tek etiketa ende lexohet qartë mbishkrimi : Happy Birthday Amy. E mbaj mend atë ditë, Quincy zbardhte nga dëbora aq sa disa fëmijë hidheshin nga ballkoni i katit të parë dhe binin butë. Ime më kishte zbritur nga Kebeku enkas për mua. Ato kohë sapo isha kthyer nga Nisa ku kisha mbaruar studimet për gjuhë frënge dhe kisha filluar punë. Të merresha me fëmijët kurrë s'ka qënë pasioni im, por me pak fat dhe mbështjetje kisha arritur të gjeja punë në një shkollë simpatike me kolegë simpatikë dhe nxënës interesantë. Duhet të ketë qënë rreth dy të blloqe larg shtëpisë kur Alisoni kaloi me makinë përpara meje dhe bashkë me Lizën më shoqëruan deri në shtëpi. Aty gjeta gjithë familjen time të mbledhur dhe një pirg piramidal me dhurata. Ishte bukur, por mendoj se e vetmja gjë që ka mbijetuar është shalli i Alisonit. Shalli që sot më shërbeu për ta parë Parisin me një nuancë tjetër. Ndonjëherë më vjen zor të them qe jam 30 vjeç.

0 comments:
Enregistrer un commentaire